Dyshja i kanë lënë në pritje planet për martesë dhe, sipas burimeve, kjo sepse Justin po thotë se ai është shumë i ngarkuar për të dalë para altarit.
“Planet për martesë të Jen dhe Justin janë ndaluar. Justin zotohet se ai e dashuron Jen, dhe ai do ta bëjë atë gruan e tij, vetëm jo për momentin. Por Jen nuk është e lumtur që po qëndron prapa karrierës së Justin”.
“Justin gjithmonë ka qenë i pasigurt për të mos qenit aq i suksesshëm ose i pasur sa Jen… andaj ka filluar të kërkojë projekte të profilit të lartë”.
“Justin mundohet t’i zbusë pasiguritë e Jen, por gjëja çfarë ajo dëshiron më shumë se gjithçka tjetër është të bëhet znj. Theroux sa më shpejt që mundet”, ka thënë burimi.