VIP
Jennifer Aniston pozon me pizhama
Aktorja hollivudiane Jennifer Aniston u shfaq më provokuese se kurrë, me pizhama dhe tërësisht bionde, në një revistë amerikane që reklamon filmin e saj të ri, “Just go with it”.
41-vjeçarja, e cila nuk ka pranuar kurrë të zhvishet në filmat e saj apo në sesione fotografike, u fotogrua me një këmishe nate të zbërthyer, tepër të guximshme për standartet e saj.
Në një tjetër fotografi, aktorja dukej duke shtrënguar një pellush, me një fytyrë të ngjashme me atë të një kukulle barbi.