VIP

Jennifer Aniston shtatzënë?

Pushimet në Hawaii duket se kanë dhënë frytin e tyre, por për të shpallur zyrtarisht se është shtatzënë, Jennifer mendon se është shumë shpejt. 

Sipas informacioneve të fundit, ish-gruaja e Brad Pitt dhe partneri i saj i ri Justin Theroux janë fotografuar ndërsa dilnin nga një spital në Beverly Hills. Theroux është fotografuar ndërsa i mban dorën ëmbëlsisht mbi bark Jennifer-it.

Cifti është lidhur që në pranverë, por Jennifer duket se po nxiton për të vënë në jetë planet për të krijuar familjen e saj. Bukuroshja 42-vjecare kishte disa kohë që e shprehte dëshirën për të patur një fëmijë, por pushimet në Hawaii me një kosto prej 7 mijë dollarësh në ditë, duket se kanë qenë jo vetëm relaksuese, por edhe frytdhënëse për Jenn.

Një burim i afërt pranë ciftit deklaroi për “US Magazine”, se Jenn dhe Justin kanë folur për martesë për të patur një familje.

“Aniston është në ankth për këtë fazë të re të jetës, ndërsa Justin mendon se është casti i duhur”, thotë burimi.

Aktorja prej kohësh mban dietë te rregullt dhe kryen cdo ditë 45 minuta ushtrime joge që e ndihmojnë të mbajë trupin në formë.

Për Aniston duket se ka ardhur momenti që të lerë përfundimisht pas kraheve divorcin e hidhur me Brad Pitt.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button