VIP

Jennifer Lopez pozon me fëmijët

Gucci Kids, është linja e re dedikuar fëmijëve, që ka zgjedhur si imazh për fushatën e parë publicitare një treshe shumë speciale: Jennifer Lopez, këngëtare dhe aktore, bashkë me binjakët e saj Max dhe Emme, dy vjec, frut i martesës me Marc Anthony.

Reklama që sillet përmes fotove të Mert Alas dhe Marcus Piggott, është realizuar në plazhet e Malibusë në fund të qershorit.

Përvec impaktit mediatik, fushata ka edhe një rol bamirësie. Gucci ka dhuruar 1 milionë dollarë, 250 mijë prej të cilave i ka dhënë J.Lo, për programin “School for Africa” përmes të cilit UNICEF impenjohet për një shkollim dhe ushqim më të mirë të fëmijëve në Malavi dhe Mozambik.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button