Siç informon Noa, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si dhe Endrit Dokle, Indrit Taullai e Plaurent Dervishaj.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se i njëjti dënim u dha edhe për Adriatik Colin, por i reduktuar në 10 vite burg duke përfituar nga statusi i të pandehurit.
Ndër dënimet e tjera bëhen të ditur edhe ata me 25 vite burg për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Olloni, Alban Nelin, Spartak Kalthi, Selman Heti dhe Elvis Hoxhosmanin.
Me 20 vite burg u dinia Altin Nikolla e Kristian Begu, ndërsa me 21 Ahmet Ajeti dhe Osman Karpuzi.
Mësohet se kryesuesi i trupit të gjyqtarëve ishte Gurali Brahimllari dhe vendimi u dha vetëm pak çaste më parë pas 6 orësh konsultime mes trupës së gjyqtarëve.
Anëtarët e Bandës së Durrësit akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.
Banda e Durrësit akuzohet për vrasje, trafik droge dhe krijim organizatash kriminale, vepra penale të kryera pas vitit 1995.