VIP

Jeta Faqolli jam ende single

Ka preferuar që edhe këtë verë të bëjë pushime e vetme dhe në shoqëri të kushërirës së saj. Pushimin e ka filluar menjëherë pasi ka lançuar këngën “It’s time”, të cilën e ka realizuar në duet me grupin Deepsystem.

Jeta Faqolli edhe këtë herë tregon që ka linja të mira trupore dhe nuk ngurron asnjëherë që të zhvishet, përkundër disa këngëtareve të tjera, të cilat ndoshta për shkak të fizikut jo perfekt, asnjëherë nuk shfaqin interes të tregojnë linjat në publik.

Edhe pse menduam që këtë radhë ta shohim Jetën në shoqëri të ndonjë mashkulli, përsëri u zhgënjyem. “Jam ende single, nuk ka asgjë të re nga jeta private”, ishte komenti të cilin na e dha këngëtarja, teksa u interesuam se mos vallë ka ndryshuar statusi i saj.

Ajo është shumë e kënaqur me realizimin e këngës së re, e cila është pritur mirë në Kosovë e Maqedoni dhe ka marrë kritika pozitive. Gjatë gjithë kohës sa ka qenë me pushime, Jetën e ka shoqëruar një vajzë nga familja e saj me të cilën edhe ndan gati çdo sekret të jetës. “Siç më shihni, në pushime isha me kushërirën time dhe kemi kaluar për mrekulli”, thekson këngëtarja.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button