“Uragani” Zaimina godet serish me klipin “Bardh e zi”, por te mbushur me ngjyra. Vete Zaimina si do ta konsideronte veten e saj, bardh e zi apo solare, me shume ngjyra?
– Une nga natyra jam nje njeri solar dhe shume rralle mund ta konsideroj veten bardh e zi, ndoshta ne ndonje moment merzie, por ne te shumten e kohes jam si nje ylber.
Ke zgjedhur kete here te bashkepunosh me staf kosovar, si per kengen, ashtu edhe per klipin. Perse kjo zgjedhje?
– Ka qene nje rastesi, jo se e kisha planifikuar. Por ne fund mund te them qe me vjen mire qe ndodhi, pasi jam shume e kenaqur nga puna e tyre.
Eshte e vertete qe aktivitetin tend e ke zhvilluar me se shumti ne Kosove keto kohe?
– Po, eshte e vertete, mbremjet me te shumta i kam pasur atje, kjo per faktin se me intereson me shume si treg dhe paguhesh me mire.
Shfaqesh sa here qe realizon nje klip te ri per t’u zhdukur serish. Nuk te shohim neper emisione, nuk te shohim neper gazeta, madje nuk te shohim as rrugeve te Tiranes, ku “fshihet Zaimina”?
– Sa u perket gazetave, nuk me pelqen te dal shpesh nese nuk kam dicka te re per te treguar. Nuk jam fshehur ne asnje vend, thjesht bej nje jete shume te qete, gjate javes me gjeni ne shkolle, ndersa ne fundjave ne koncert. Jam shume e ngarkuar me pune ne shkolle dhe ate pak kohe te lire qe me mbetet perpiqem ta kaloj me njerezit e mi me te afert, jo rrugeve te Tiranes.
Personalisht kur pashe klipin heren e pare mbeta me goje hapur. E di qe je lodhur duke e degjuar, por ke dale shume e bukur. Ty vete, cila pjese e klipit te le me goje hapur kur e shikon?
– Ne radhe te pare te falenderoj per fjalet. Mua me pelqen me shume pjesa kur dal ne ballkon. Nuk e besoj as vete qe jam une (qesh)
.Per stilimin si gjithmone je kujdesur vete, megjithate ka pasur disa kritika ne media per fustanin e zi me lule te kuqe perpara, pasi eshte cilesuar si stil i kopjuar nga Beyonce. Eshte e vertete?
– Ne fakt i kam pare komentet ne nje sajt ne internet apo ne Facebook, nuk e mbaj mend mire, por duke qene se e kam bezdi te flas per veten apo te justifikohem, kam preferuar mos te shprehem. Po flas tani, meqe po me jepet rasti. Fustani nuk eshte kopjuar nga Beyonce, por ashtu si fustani, edhe kostumi i bardhe, jane marre nga sfilata vjeshte 2011 e Guci-t. Gjithashtu, ai fustan eshte perdorur si veshje per emrat me te njohur ne bote, ne kopertinat e revistave me prestigjioze ne bote apo edhe neper tapetet e kuqe ne mbare boten. Nuk ua ve fajin njerezve, pasi ne momentin qe me tregohet nje foto e Zaimines dhe ngjitur me te nje foto e Beyonce me te njejtin fustan ashtu do reagoj edhe une. Fajin e kane gazetaret tane, si gjithmone, pasi vetem 5 minuta po te kerkosh ne internet do te gjesh artistet e gjithe botes me ate fustan, por askush nuk e merr mundimin ta beje kete, prandaj po e bej une:
Guci RTW Fall 2011
Ana de la Reguera
Beyonce
Kristen Stewart
Sarah Jessika Parker
Miley Cyrys
Yuri
Keto mund te gjeja une ne pak kohe, se jam e sigurt qe po te vazhdoj te kerkoj, do gjej edhe te tjera.
Nga frymezohesh per stilimin e veshjeve te tua?
– Shikoj cdo sfilate te mundshme, madje edhe te stilisteve me me pak emer ne bote, duke u munduar te kuptoj cfare eshte ne mode, ne cdo stine, ngjyrat dhe modelet. Pastaj frymezimi me vjen spontanisht, edhe kur jam duke ngare makinen, per shembull, duke degjuar muzike apo kur shtrihem per te fjetur, imagjinoj ndonje veshje (buzeqesh).
Ajo cfare tjeter duhet pergezuar eshte edhe forma e shkelqyer fizike. Mund te na tregosh edhe neve sekretin (pervec gjeneve)? Cfare duhet te bejme qe te kemi trupin dhe elegancen e Zaimines?
– Me e mira eshte qe te merreni me palester ose edhe vrap, ne pamundesi per te shkuar ne palester, pasi aktiviteti fizik eshte kura me e mire per te qene gjithmone ne forme.
Si e ke marredhenien me ushqimin? Cilat jane disa nga ushqimet qe nuk mungojne ne frigoriferin tend?
– Une kam fatin e mire qe mund te ha cdo gje dhe nuk ndryshoj ne peshe. Te preferuarat e mia jane frutat. qe nuk mungojne asnjehere ne frigoriferin tim, si dhe embelsirat. Nese ka mbaruar torta ne frigorifer, une behem nevrike (qesh).
Zaimina, kur je per koncerte, je mbi skene, padyshim qe fansat kerkojne te te prekin doren, te te puthin dhe me pas te bejne foto me ty. Ka pasur ndonje moment kur je ndiere shume e bezdisur, e stresuar apo edhe e kercenuar nga ndonje fans i cmendur?
– Jo, fatmiresisht jo. Eshte pak e bezdisshme, sidomos kur behesh gati per t’u larguar dhe jane 100 veta qe presin te dera per foto, por gjithmone mundohem t’i kenaq te gjithe, pasi e di qe ata per ate moment kane pritur gjithe mbremjen.
Ka pasur ndonje rast kur te kane kerkuar te te puthin ne buze?
– Hahaha jo, jo ne buze, por ne faqe po (qesh).
Deri tani ke realizuar bashkepunime me kengetare meshkuj. Ka ndonje plan per bashkepunim me nje kengetare femer dhe nese po, cila do te ishte ajo?
– Nuk eshte ide e keqe, por nuk e kam menduar ndonjehere. Ndoshta ne te ardhmen do te kete bashkepunime te tilla, por per momentin nuk kam asgje konkrete.
Nderkohe jeta jote private vazhdon te mbetet mister. Kur do ta mesojme kush eshte dashuria e Zaimines?
– (Qesh)
Atehere…
– Kalojme te pyetja tjeter! E kam thene gjithmone, s’ka pergjigje per jeten private.
Ne rregull pra, nje pyetje te fundit. Ende sot vazhdojne qe emrin tend ne vend ta shkruajne Zaimina me “i” sic edhe ti e ke, ta bejne Zajmina me “j”. Je dorezuar para ketij fakti, apo te shqeteson?
– Tashme jame dorezuar, madje ndonjehere e bej edhe vete me “j” kur jap autografe (qesh).