BotaLajme

“Jeto i lirë ose vdis”, në SHBA shpërthejnë protestat kundër izolimit!

Pavarësisht se Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të vdekjeve sot në botë nga koronavirusi, në disa pjesë të vendit ka shpërthyer zemërimi ndaj masave të izolimit. Grupe protestuesish në Teksas thërrisnin me të madhe “ Shkarkoni Faucin”, në një thirrje që drejtohej kundër këshilltarit më të lartë mjekësor të Presidentit Trump.

Mijëra personat e mbledhur në Austin i kundërshtuan urdhërat e qëndrimit në shtëpi dhe ato të distancimit social në mitingje. Pamjet filmike treguan njerëzit më pankarta kundër mbylljes dhe thirrjet për largimin nga puna të doktor Anthony Faucit, të konsideruar si imunologu më i mirë në vend dhe ekspert i sëmundjeve infektive. Fauci është shfaqur shpeshherë në krah të Trumpit në konferencat e shtypit në lidhje me informacionet mbi epideminë.

Teksasi paralajmëroi javën e kaluar se do të bëhet shteti I parë që do të hapet në mesin e valës së Covid 19. Këto ditët e fundit, mijëra amerikanë kanë dalë nëpër rrugë kundër bllokimit ndërsa edhe vetë Presidenti Donald Trump ka shprehur në Twitter mbështetjen e tij për “çlirimin” e shteteve. Protesta kanë shpërthyer në Oklahoma, Texas, Idaho, Virginia, Michigan, Florida, California, Kentucky, Ohio, Karolinën e Veriut e Minnesota.

“Edhe sikur virusi të ishte 10 herë më i fortë s`do të më mbante dot mbyllur në shtëpi”, thoshte një prej tubuesve. Në New Hampshire, ku pati edhe protestues të armatosur e të veshur me rroba ushtarake, shiheshin dhe parulla ku shkruhej: “ Jeto i lirë ose vdis”!

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button