Jetoi 23 vjet si femër – tash dëshiron të bëhet sërish mashkull
Britaniku 75-vjeçar, Gary Norton, i cili para 23 vitesh u bë femër, më në fund e ka kuptuar se në vete është një mashkull i guximshëm.
“Dua të kem marrëdhënie fizike me femër, por nuk e kam ‘pajisjen’… ky është gabimi im më i madh që kam bërë”, ka thënë Norton për The Sun.
Plaku në fjalë është baba i katër fëmijëve, ndërsa para 23 vitesh e ndërroi emrin në Gillian dhe asokohe e përzunë gruaja dhe fëmijët e tij.
Tash, ai i ka ndërprerë hormonet femërore që ia kanë ndaluar rritjen e mjekrës dhe është regjistruar në listën e pritjes për largimin e gjinjve.
“Ndjehem i burgosur. Kam dhënë gjithçka nga vetja që të bëhem femër e mirë. Kam blerë bikini dhe fustane të bukura, kam bërë frizura dhe gjithmonë i kam lyer thonjtë. Mirëpo, për shkak të operacionit jam bërë lesbike”.
“Ndërrimi i gjinisë ka qenë gabimi më i madh në jetën time. Tash jam shumë i vetmuar. Dal me femra, por kur e kuptojnë se kam trup femëror, këtu përfundon e gjithë ngjarja”, ka treguar britaniku.