John Travolta i brengosur për të ardhmen e filmit
John Travolta ka thënë se ai është shumë i brengosur për të ardhmen e filmit, pasi filmat me superheronjt po e dominojnë Hollywoodin.
Aktori i shumë filmave ka zbuluar brengën e tij me dominimin e filmave me superheronj, duke lënë pak hapësirë për filmat me shumë karakter dhe ngjarje të vërteta brenda.
Travolta pranon se nuk është përkrahës i filmave komikë, por as si filmave që harxhojnë shumë buxhet për t’u realizuar si “Iron Man” dhe “Man of Steel”.
“Unë jam i brengosur paksa për shkak se lloji i filmave që unë kam dashur përgjatë viteve po shuhen nga financimi i filmave tjerë me superheronj. Unë po bëj të pamundurën që filmat me vlerë të respektohen më shumë. Por, e vërteta është se po shohim shumë filma palidhje kohëve të fundit”, ka potencuar Travolta.