VIP

Jolie, vizitë dy-ditore në Afganistan

Një prej yjeve të Hollivudit, Angelina Jolie, mbërriti sot në Afganistan në një vizitë surprizë 2-ditore, për të vizituar refugjatët e dëmtuar nga lufta.

Lajmi u raportua në darkë nga “Agence France Presse”, që citoi burime të sigurta brenda UNHCR-së, agjensisë së OKB-së, që ka nën kujdes kampet e të zhvendosurve të luftës.

Jolie është një ambasadore e UNHCR-së. Pritet që ajo të lëshojë një deklaratë, në të cilën do të kërkojë një riintegrim sa më të shpejtë në shoqërinë afgane të të gjithë të shpërngulurve.

Më shumë se 5,5 milionë afganë janë rikthyer në vendin e tyre që prej vitit 2002, pasi ndërhyrja amerikane shkaktoi rënien e qeverisë talebane në fuqi.

Ata kishin emigruar në vendet fqinje, kryesisht Iran dhe Pakistan, ku ndonëse jetonin në kushte të mjerueshme, nuk ishin subjekt i dhunës së talebanëve në vendin e tyre.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button