Julianne Moore dhe sekreti i bukurisë
Pasi ka marrë pjesë në më shumë se 50 filma, ka qenë e nominuar 4 herë për çmim Oscar, ka pozuar nudo për Bulgari dhe ka shkruar libra për fëmijë, Julianne Moore është edhe një modele shumë e mirë.
Aktorja 50-vjeçare duket shumë tërheqëse në një set fotosh për revistën InStyle.
Moore tregon sekretin e lëkurës së saj të butë dhe të shëndetshme: “Gjithmonë i them të rinjve që të ruhen nga dielli sepse e dëmton shumë lëkurën. Unë gjithmonë vë krem dhe eci në pjesën me hije të rrugës.”
Më pas, aktorja ka folur për jetën e përditshme, të cilën e ndan me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj: “Kur je nënë ke kohë vetëm për fëmijët. Duhet t’i dërgosh në shkollë, t’i marrësh nga shkolla, t’i çosh në stërvitje, të ndjekësh aktivitete të tjera jashtëshkollore… Unë dhe bashkëshorti im gjejmë kohë për njëri-tjetrin vetëm kur jemi në udhëtim.”