Juventus rikthehet tek fitorja
Me Bufon e Del Piero në fushë, Juventus rikthehet tek fitorja në Serinë A, pas dy humbjeve radhazi.
Në javën e 20, bardhezinjtë u përballën me Barin në Torino ku fituan 2-1. Megjithë përpjekjet zhbllokimi i rezultatit ka ardhur vetëm në minutën e 43 nga një goditje dënimi e ekzekutuar nga Del Piero që con skuadrën e Del Nerit në avantash në pjesën e parë.
Më nisjen e pjesës së dytë barazohet edhe rezultati. Pikërisht në minutën e 57, Rudolf shënon për skuadrën puljeze duke e cuar rezultatin në 1-1, që mbeti në fuqi deri në minutën e 79, kur Akuilani shënon dhe i jep 3 pikëshin e parë “Zonjës së Vjetër për vitin 2011.
Në takimet e tjera, Kaljari mundi Palermon me rezultatin 3-1, Lacio fitoi ndaj Sampdorias minimalisht 1-0, po 1-0 fitoi edhe Roma në transfertë ndaj Cezenës, Breshia mundi 2-0 Parmën, Udineze shkatërroi 4-2 Xhenoan në fushën e saj. Ndërkohë Katania me Kievon u mbyll 1-1.
Ndeshja Lece-Milan në mbrëmje mbyll javën e 20, ndërkhë që Interi fitoi ditën e shtunë ndaj Bolonjës 7-1, ndërsa Napoli barazoi pa gola me Fiorentinën.