Shendetesi
Kafjalli kontrollon peshën
Se ngrënia e kafjallit (shujtës mëngjesore) është shprehi e shëndoshë, që moti ekzistojë dëshmitë shkencore.
Shkencëtarët e New York-ut e kanë provuar këtë në njerëzit që i kanë hulumtuar: ata që kanë ngrënë çdo ditë kafjall, për një vit kanë humbur rreth 15 kilogramë, ndërsa ata që e kanë ‘kërcyer’ shujtën mëngjesore, në vend të truphollësisë, kanë shtuar kilogramët e padëshiruar!
Zvogëlimi për 5 deri 10 për qind e peshës trupore, do t’ju:
• zvogëlojë rrezikun nga vdekja e hershme për 20%
• ulë shtypjen e gjakut për më shumë se 10 njësi
• ulë nivelin e sheqerit për 50%
• ulë trigliceridet për 30%
• ulë nivelin e kolesterinës për 30%
• rritë vetëbesimin dhe sukseset personale për 40%