Kafka e cila është gjetur afër kalimit Strazhë, muajin e kaluar, i takon gostivarasit Naser Selmani, shofer i rektorit të Universitetit të Tetovës, i cili u zhduk para pesë viteve, informuan nga Prokuroria publike e RM-së.
“Rezultatet nga analiza e bërë të kafkës paradokohe të gjetur me DNA view programin treguan se bëhet fjalë për person të gjinisë mashkullore të moshës prej 30-40 vjeçare. Nuk janë gjetur gjurmë të dhunës. Në bazë të analizës komparative të ADN profileve të personave tjerë, është marrë rezultat që me siguri prej 99,9 pr qind tregojnë se kafka e gjetur i takon personit Nase Selmani nga Gostivari – shofer i rektorit të Universitetit shtetëror në Tetovë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Publike të RM.
Mbetjet nga kafka e njeriut, pa nofull të poshtme, më 13 prill i ka zbuluar një kalimtar i rastit nga ana e djathtë e rrugës magjistrale Gostivar – Strazhë në rreth gjysmë kilometri nga vendkalimi Strazhë. Pas paraqitjes, prokurori publik ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë urdhër për ekspertizë të kafkës së gjetur, që të konfirmohet mosha, gjinia, koha e vdekjes dhe profili i ADN-së.
Pas paraqitjes së zhdukjes së Naser Selmanit, i cili atëherë kishte 31 vjet, në tetor të vitit 2011, ka filluar kërkimi. Më 14 tetor, policia, në dy kilometra nga vendkalimi Strazhë, në një shteg pyjor e ka gjetur “mercedesin” zyrtar, me të cili është parë për herë të fundit se si e braktis kampusin universitar.