Ani pse këngën në fjalë e kishte realizuar vitin që shkoi me të cilën ishte prezantuar edhe në programet festive të fundvitit, Kaltrina pati nevojë për ca kohë për t’i realizuar kësaj kënge edhe klipin. “Klipin e kam lansuar javën e kaluar, madje nuk kam pasur mundësi të jap intervista, sepse nuk isha mirë me shëndet e më pas udhëtova për në Zvicër, e ndoshta edhe fansave të mi u kam mbetur borxh t’u tregoj më shumë detaje”, ka thënë Kaltrina Selimi për media, ndërsa tregon edhe përshtypjet e para për klipin e saj. “Ka dalë një klip i mirë, i thjeshtë. Si zakonisht, nuk kam dalë shumë nga vetja. Jam munduar t’i përshtatem stilit tim.