www.Zemra.Org

Kanguri shpëton djaloshin e humbur (Video)

kangurNjë kangur e ka shpëtuar një fëmijë shtatëvjeçar, i cili kishte humbur në Deep Creek Conservation Park në afërsi të Adelaides në Australi. Kafsha e ka ngrohur me trupin e saj djaloshin për rreth 24 orë.

Simon Kruger kishte humbur në pyllin e parkut, ndërkohë që familja e tij po hante drekë. Djaloshi nuk ka qenë i veshur për ta kaluar natën në pyll, ashtu që ka mbijetuar falë afrimit të kangurit, i cili ia ka mbajtur temperaturën trupore me ndihmën e trupit të tij.

“Kanguri i është afruar dhe ka ngrënë lule nga duart e tij dhe pastaj ka fjetur afër tij”, ka deklaruar babai i fëmijës, Etienne Kruger.

Në kërkimin e Simon janë përfshirë edhe dy helikopterë, ndërsa ai është gjetur 500 metra larg vendit ku kishte humbur.

Po të mos kishte qenë kanguri, gjendja shëndetësore djalit do të kishte qenë shumë e keqe, kur kihet parasysh se në atë vend temperaturat gjatë natës bien deri nën gjashtë gradë celsius.

Exit mobile version