Pas marrjes së masave preventive të policisë, në fshatin Malinë është zbuluar një hapësirë prej 80 metra katrorë, kurse në po të njëjtin vend është zbuluar edhe gypi për ujitje.
Më 15 gusht, rreth orës 16:00, në këtë vend janë vërejtur dy persona, J.E. (16) nga Haraçina, i cili është arrestuar, si dhe R.B. (26), nga fshati Brezë e Shkupit, i cili ka arritur t’i ikë policisë, transmetojne mediat.
Pas kompletimit të tërësishëm të këtij rasti ndaj J.E. dhe R.B. do të ngrihet padi penale.