LajmeVIDEO

Kapen vrasësit e pesë maqedonasve, ata janë radikal islamistë – VIDEO

Shkup – Para pak çastesh ministrja e brendshme Gordana Jankullovska tha se gjatë një aksioni të policisë janë arrestuar 20 persona mesin e tyre edhe vrasësit e pesë personave në Smillkovcë para dy javëve.

Sipas Jankullovskes behet fjale per operacion me te nderlikuar deri me tani qe ka patur Ministria e Puneve te Brendshme. Jane arrestuar gjithsej 20 persona, behet fjale per grupe radikale islame qe jane stervistur ne Pakistan dhe Afganistan dhe njekohesisht kane luftuar kunder NATO-s.

“Në mesin e 20 të arrestuarve, ka persona të cilët drejtpërdrejtë janë të ndërlidhur me vrasjen makabre në liqenin e Hekuranës, pranë fshatit Smillkovc. Por, ka dhe të tillë për të cilët nuk kemi të dhëna konkrete se drejtpërderjtë janë të përfshirë në këtë vrasje. Ata po merren në pyetje për momentin, dhe pasi të realizohen hetimet, do të dalim me të dhëna tjera“, ka deklaruar ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska.

Gjatë bastisjes së shtepive te tyre janë gjetur sasi e madhe e armatimit. Operacioni vazhdon ende.

Operacioni i policise erdhi pas deklaratave te ish-ministrit te MPB-së Pavle Trajanov, i cili deklaroi se vrasësit fshihen në shtetet fqinje? “Informatat e mia thonë se së shpejti, në dy tre vende të Ballkanit, do të ketë arrestime të vrasësve”, ka thënë për agjencinë serbe “Vesti Onlajn” ish-ministri i policisë maqedonase Pavle Trajanov.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button