VIP
Kate nuk do t’i “bindet” Princit William
Kate Middleton mund të refuzojë të shqiptojë formulën e vjetër të martesave mbretërore, kur ajo të lidhet në martesë me Princin e Kurorës, William, në datën 29 prill.
Nëse diçka e tillë do të ndodhë, Middleton do të shndërrohet në Princeshën e dytë në historinë e mbretërisë që do të bëjë diçka të tillë, pasi Dianës.
Formula e vjetër mbretërore parashikon që gruaja të pranojë të dashurojë, nderojë dhe t’i bindet bashkëshortit deri sa vdekja t’i ndajë. Besohet se Kate Middleton mund të pranojë vetëm të “dashurojë dhe nderojë” William-in.
Heqja e fjalës “bindje” është kërkuar më parë edhe nga organizatat e mbrojtjes së të drejtave të grave, të cilat e konsiderojnë si ofenduese një formulë të tillë për kushtet e shekullit XXI.