LifeStyle

Katër rregulla për një fjalim, bisedë dhe diskutim të përkryer

Këto rregulla janë zbuluar para pak kohësh një grup kërkuesish nga Instituti i Kërkimeve Sociale të Universitetit të Michigan-it (SHBA), drejtuar nga psikolinguisti i njohur, Jose Benki.

Skuadra ka analizuar afërsisht 1400 biseda për të kuptuar me cilat mënyra
apo cilësi dialektikore mund të shndërrohesh në një komunikim efikas.

1. Fol ngadalë, duke shqiptuar deri në dy fjalë në sekondë.

2. Bëj pauza të shpeshta të vogla, të paktën katër ose pesë në minutë, që tingëllojnë si hezitime të natyrshme.

3. Trego kujdes, që ta ndryshosh pak herë tonin e zërit. Për shembull: mos kalo papritmas nga një zë joshës, atraktiv në një urdhërues e sarkastik.

4. Përpiqu të kontrollosh edhe timbrin. Është e vërtetë që varet nga përmasat e trupit dhe nga laringu. Por mund të përpiqesh të komunikosh me një vokal të thellë, prej baritoni, që arrin të tërheqë më shumë dëgjues se sa një zë akut.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button