VIP
Kënga me mbi 43 mln klikime në Youtube
Kënga e një adoleshenteje amerikane 13-vjeçare ka arritur një rekord klikimesh në “YouTube” falë kureshtjes për të parë “këngën më të keqe” të regjistruar ndonjëherë. Rebecca Black, me këngën “Friday”, ka më shumë se 30 milionë klikime në më pak se shtatë ditë.
Kënga e saj ka shume komente edhe ne “Twitter”.
Më parë, Justin Bieber dhe Usher morën famë falë popullaritetit në “YouTube”.
Rebecca shkruan: “Kënga ime tashmë mund të gjendet në iTunes! Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj”. Pritet që ajo të përfitojë nje“lumë” parash nëse përsëritet i njëjti sukses si në “YouTube”.