InteresanteVIP
Këngëtarja serbe foto me “ushtar” të UÇK-së
Ylli i muzikës serbe Dunja Ilic ka publikuar një fotografi paksa të veçantë, ku shihet me një djalosh, i cili ka të veshur uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kohët e fundit këngëtarja e njohur u distancua nga aktivitetet kulturore. Ajo nuk del më mbrëmjeve me kolegë apo shoqe, por edhe nëpër koncerte nuk merr pjesë. Kjo humbje e saj në publik nuk do të thotë se tek ajo nuk ka asgjë të re. E reja te këngëtarja serbe Dunja Ilic është se ajo është konvertuar në islame.
Publikimi i fotos me “ushtarin” UÇK-së, por edhe konvertimi i saj në një fe tjetër, nga ajo tradicionale e serbëve, ka bërë që ajo të marrë fyerje nga më të rëndat, përmes komenteve nëpër rrjetet sociale.