VIP

Këngëtarja serbe Natasha Bekvalac në lidhje me shqiptar!

natasa-felixKëngëtarja serbe, Natasha Bekvalac, është duke dalë me biznesmenin me origjinë nga Gjakova, Qazim Osmanin, i cili prej dhjetëra vitesh jeton në Hamburg dhe ka krijuar pasuri përrallore.Qazim Osmani së bashku me katër vëllezërit tjerë njihen si Feliksat e Hamburgut.

Pasuria e tyre vlerësohet në qindra miliona euro dhe disa herë janë arrestuar nga policia gjermane për t’u liruar më pas në mungesë fakteve. Pasuria e tyre vlerësohet rreth 400 milionë euro.

Serbja Natasha Bekvalac, sipas gazetës “Kurir” është parë në bregdetin kroat, në Poreç, në shoqërinë e tij dhe më pas kanë pasur një darkë të nxehtë të shoqëruar me të qeshura dhe intimitet, transmetojnë mediat. Ajo personalisht nuk e ka pranuar që është takuar me Qazimin.

“Është e vërtetë se unë kam qenë në Poreç me një mik. Nuk dua të komentoj atë që thoni ju, sepse ajo është e pakuptimtë”, ka thënë ajo.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button