VIP

Kenia, ndërron jetë “Don Zhuani” afrikan

Ka ndërruar jetë në Kenia ndoshta një nga “Don Zhuan”-ët më të medhenj të kohërave moderne.

Bëhet fjalë për Asentus Ogwella Akuku me nofkën “Rreziku”, për shkak të suksesit të madh që ai ka pasur me femrat. Gjatë 92 viteve jetë ai ka ndërruar 130 gra, pati 80 divorce dhe 210 fëmijë. Në moshën 22 vjecare ishte martuar 5 herë dhe 13 vjet më vonë arriti në kuotën 45.

Martesën e fundit e celebroi në moshën 79 vjecare. Shtëpia e tij në Ndhiwa mban varret e 12 grave, ndërsa ka lënë 46 vejusha. Në numrin e madh të listës së fëmijëvë, 35 meshkuj dhe 20 femra kanë vdekur. “Jam një magnet, asnjë grua nuk mund të më rezistojë”, tha disa kohë më parë joshësi afrikan në një nga intervistat e shumta.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close