Në video Medvedev duket shumë i shkujdesur, duke kërcyer së bashku me show manin ruso- armen Garik Martirosyan. Nëse dëshironi të krahasoni kërcimin e presidentit amerikan dhe atij rus, shikoni videon e dytë
Moskë, 21 prill – Presidenti rus, Dmitry Medvedev, është xhiruar gjatë një feste duke kërcyer, ndërsa videoja tashmë ka shkaktuar reagime të shumta. Medvedev ka kërcyer ma tingujt e pop këngës ruse nga vitet ’90 “American boy” të grupit “Kombinaciya”, transmetojnë agjencitë.
Derisa për disa kërcimi i tij ishte interesant, të tjerët nuk kishin këtë mendim. Në video Medvedev duket shumë i shkujdesur, duke kërcyer së bashku me show man-in ruso- armen Garik Martirosyan. Megjithatë, nga pamjet duket se Medvedev ka nevojë për disa kurse kërcimi.
Nëse dëshironi të krahasoni kërcimin e presidentit amerikan dhe atij rus, shikoni videon e dytë. (K.D.)