Interesante

Këtë njeri mund ta rrihni kur të dënoni, nuk dënoheni

Riza Gunay nga Turqia, është njeriu i parë dhe i vetëm në botë, që ka mundur të marrë një liçensë për ta rrahur njerëzit. Prej dy vjetësh, ai ka hapur një biznes për njerëzit e stresuar, të cilët mund ta godasin dhe rrahin atë, pikërisht për të shkarkuar stresin dhe lodhjen.

Shërbimet e tij përfshijnë katër metoda. “Thes i gjallë” është metoda e parë, metodë në të cilën klientët e tij mund ta rrahin pa kurrfarë rezistencë nga ky i fundit. Metoda e dytë i lejon klientët që t’i bërtasin dhe ta shajnë, pasi në këtë mënyrë largojnë stresin, frikën, dyshimin dhe ndjenjat e tjera negative.  “Work Up” quhet metoda tjetër, gjatë të cilës ai me ritme të ndryshme dhe me biseda relaksuese i qetëson klientët. Metoda e fundit quhet “Dhoma për shkarkim”, ku Gunayn e gjuajnë me vezë, tortë dhe sende të ndryshme.

70% e klientëve të tij janë femra, ndërsa Rizai thotë se ka rreth 40 klientë në muaj.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button