Shërbimet e tij përfshijnë katër metoda. “Thes i gjallë” është metoda e parë, metodë në të cilën klientët e tij mund ta rrahin pa kurrfarë rezistencë nga ky i fundit. Metoda e dytë i lejon klientët që t’i bërtasin dhe ta shajnë, pasi në këtë mënyrë largojnë stresin, frikën, dyshimin dhe ndjenjat e tjera negative. “Work Up” quhet metoda tjetër, gjatë të cilës ai me ritme të ndryshme dhe me biseda relaksuese i qetëson klientët. Metoda e fundit quhet “Dhoma për shkarkim”, ku Gunayn e gjuajnë me vezë, tortë dhe sende të ndryshme.
70% e klientëve të tij janë femra, ndërsa Rizai thotë se ka rreth 40 klientë në muaj.