Shendetesi

Këto janë arsyet pse nuk duhet ta pini kurrë çajin me qumësht

Çaji është i shkëlqyeshëm kundër ftohjeve, por edhe në parandalimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, por vetëm nëse qumështi nuk shtohet në çaj

Shkencëtarët gjermanë kanë provuar se çaji ka një efekt pozitiv në qarkullim dhe relakson enët e gjakut, por gjithashtu kanë provuar se qumështi e eliminon atë efekt të dobishëm.

Këto përfundime shpjegojnë faktin se në shtetet si Britania e Madhe, banorët e së cilës konsumojnë sasi të mëdha çaji me qumësht, rreziku i sëmundjeve të zemrës dhe i enëve të gjakut nuk është ulur.

– Meqenëse qumështi ndryshon aktivitetet biologjike të përbërësve të dobishëm të çajit, është e mundur që efektet pozitive të çajit të zhduken në raste të sëmundjeve të tjera, tha një nga shkencëtarët e përfshirë në kërkim.

Kjo do të thotë që nëse qumështi ka një efekt negativ në luftën kundër sëmundjeve të zemrës, ai mund të ketë një efekt po aq negativ në luftën kundër tumoreve.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button