Me ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion janë paraparë edhe ulje të gjobave, me ç’rast më e ulta u theksua se do të jetë 15 euro, ndërsa më e larta 250 euro.
Megjithatë gjobat për kundërvajtje që rrezikojnë jetën gjobat nuk janë aq të përballueshme, siç janë ato nëse tejkalohet shpejtësia, nëse nuk respektohet përparësia dhe nëse shoferi kapet nën ndikimin e alkoolit, meson INA.
Për gjobat për shkelje të tilla thuajse nuk ka ndryshime. Në rastet e shkeljeve të lartpërmendura, patent shoferi konfiskohet për 3 deri 12 muaj.
Nëse një shofer dy herë bën shkelje të tilla, atëherë do ti shqiptohet ndalesa për drejtimin e makinës, dhe ngritet procedure për konfiskimin e patent shoferit.
Nëse ju kapin nën ndikimin e alkoolit gjoba është prej 200 deri në 400 euro, varësisht nga niveli i alkoolit në gjak. 400 euro është gjoba maksimale për vozitje të shpejt nëpër vendbanime, kur shpejtësia është më e madhe se 50 km/h nga e lejuara.
Për tejkalimin deri në 30km/h gjoba është 45 euro, ndërsa nga 30 deri në 50 km/h gjoba është 300 euro. Në rast se makina nuk respekton përparësinë e kalimit atëherë gjobat janë 300 euro.
Nëse nuk keni rrypin e sigurisë gjoba është 40 euro për shoferin dhe 50 euro për bashkëudhëtarin. Nëse ju kapin duke folur në celular atëherë gjoba është 40 euro.
Nëse nuk përdorni dritat ditën gjoba është 15 euro, ndërsa 35 euro gjatë natës. Nuk do të ketë libreza me pikë që deri tani ishin përdorur në rast se shoferi nuk do të kishte mundësi për të paguar gjobën, atij i hiqeshin disa pikë, varësisht nga gjoba.