Pas më shumë se 90 viteve në skenën e futbollit KF Gostivari gjendet në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë
Djelmoshat entuziast të K.F Gostivarit sot shënuan historinë. Pas më shumë se 90 viteve në skenën e futbollit ata sot me fitoren e bindshme ndaj Pobeda Junior me 5:1, u ngjitën në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë.
Tifozët “Kastriotët”, por edhe të gjithë të tjerët, mbi 5 mijë shikues festuan triumfin e madh. Pas përfundimit të lojës të gjithë vërshuan terrenin, duke përqafuar lojtarët, të cilët arritën këtë sukses të madh. Gostivari mundi Pobeda Juniorin me rezultat 5-1 me golat e Deharit (2), Paunovit (2) dhe Lloga (1).
KASTRIOTET DHUROJN SPEKTAKEL!