VIP
Kim Kardashian, e dëshpëruar prej celulitit
Aktorja dhe “show-girl” amerikane, Kim Kardashian, shprehu dëshpërimin e saj për celulitet dhe trupin larg formës së dëshiruar, pavarësisht se stërvitet në çdo ditë të javës.
Në një intervistë të dhënë në një revistë amerikane, Kim deklaroi se nuk e kupton se si ka mundësi që nuk arrin të tonifikohet si duhet, pavarësisht përkushtimit të saj në punën në palestër.
Megjithatë, nuk është e vështirë të kuptosh arsyet. Në të njëjtën intervistë, Kardashian pranoi dobësinë e saj për ushqimin. Me sa duket, Kim duhet të lexojë intervistën e saj, për të kuptuar se çfarë mendon.