Kënga e Kim titullohet “Jem – turn it up”. Shumë kritikë të muzikës e kanë kritikuar debutimin e saj si këngëtare. “Është e lehtë të kritikohet kënga e Kimit. Ajo nuk ka shumë melodi. Ajo bën që Kejsha të tingëllojë si Bob Dilani si muzikë pop. Gjithashtu, vargjet janë kaq të thjeshta, saqë tingëllojnë sikur të jenë shkruar nga një nxënës i klasës së tretë, i cili bën detyrat e shtëpisë për të vajtur në klube”, shkruan “Uashington Post”, kurse mediat e tjera vetëm se iu shtohen këtyre kritikave. “Do t’ju zërë koka kur të dëgjoni këngën e tmerrshme”, “Kënga e Kimit është shumë e mërzitshme dhe e keqe”, etj. Një gjë është e sigurt, nuk do të luftojë për çmimet “Gremy”. Por më mirë gjykoni ju.