VIP
Kim Kardashian nuk martohet me Kanye West
Dyshja e famshme Kim Kardashian dhe Kanye West nuk do të martohen këtë vit.
Edhe pse së fundi ata mirëpritën fëmijën e parë të tyre, vajzën North, Kanye nuk është i gatshëm të dalë para altarit. Dhe nëna dhe menaxherja e Kim, Kris Jener, po ashtu nuk dëshiron kjo të ndodhë.
“Kjo do të jetë martesa e tretë e Kim, dhe Kris nuk dëshiron që familja Kardashian të përballet edhe me një divorc. Kris është e lumtur nëse Kim dhe Kanye nuk martohen kurrë”.
“Edhe Kanye ka një arsyetim të përkryer, ai nuk mund të martohet ende pasi do të niset në turne botëror më vonë gjatë këtij viti. Ai e do Kim, por nuk është i sigurt për martesën”, ka thënë burimi për Zemra.Org.