Site icon www.Zemra.Org

Kinezi balancoi 23 karrige me dhëmbë

Kinezi theu rekord botëror pasi arriti që të balancojë me dhëmbë 23 karrige prej druri.

Li Hongxiao (30 vjeçar) këtë performancë të jashtëzakonshme e ekzekutoi në qytetin Chognqing. Kalimtarët e rastit mbetën të mahnitur me shkathtësinë e tij.

Li arriti që të balancojë me dhëmbë 23 karrige për 11 sekonda. Rekordi paraprak ka qenë balancimi i 14 karrigeve.

Karriget janë të gjata një metër, ndërsa pesha e përgjithshme e 23 karrigeve është 70 kilogramë. Sektori kinez i rekordeve botërore e pajisi Linë me certifikatë menjëherë pas kësaj performance.

Exit mobile version