Kjo është dhuna e ushtruar nga policia, ndaj shqiptarëve në Shkup (VIDEO+FOTO)
Janë tmerruar banorët e lagjeve shqiptare nga bastisjet, përveç tjerash, disa të rinj shqiptar u keqtrajtuan nga policia maqedonase, në disa raste deri në gjakosje. VIDEO 10 minutëshe nga gjithë ajo që ndodhi me arrestimet e shqiptarëve, e shumë të tjera…
Në pamje të parë, duket sikurse në Shkup ka patur sot ndonjë ‘luftë’, pasi që aty gjen gërmadha nga shkatërrimet e objekteve të ndryshme, xhama të thyera, dhe gjësende të djegura, njofton portali Almakos.
Ministria e Punëve të Brendshme në variantin e saj zyrtarë thotë se protesta ka eskaluar nga një grup i madh huliganësh të cilët fillimisht u konfrontua me policinë, kurse gjatë goditjeve me gurë kanë dëmtuar fasadën e gjykatës.
Zëdhënësi i policisë në një konferncë për shtyp, Ivo Kotevski tha se gjatë përleshjes ka të lënduar gjithsej 20 policë dhe protestues. “6 persona nga protestuesit janë arrestuar, njëri prej të cilëve është ankuar për lëndime dhe është dërguar në spital. Gjithashtu është dëmtuar ekspozitura e ‘Komercijallna Bankës’, disa automjete dhe një dyqan. Gjatë ditëve në vijim me ndihmën e filmimeve tona dhe me ndihmën e filmimeve të mediave do të vazhdojmë identifikimin e atyre që morën pjesë në protesta dhe u rrahën me policinë”, tha Kotevski.
Ai ka theksuar se në vazhdimësi po ndiqen aktivitete e grupeve të cilat e iniciuan protestën, ndërsa theksoi se e njëjta nuk ka qenë e lajmëruar në polici dhe nuk dihet se kush është organizatori.
Ndërkohë, Kotevski i MPB-së, nuk e ceki se sa shqiptarë janë rrahur nga policia në këtë protestë, e nëse nuk e ka të qartë këtë gjë, Almakos më poshtë ia sjell disa foto dhe video atij, që të sheh dhunën e ushtruar nga policia, kundrejt rinisë shqiptare.
Gjatë shpërndarjes së protestuesve policia nuk kurseu as oborret e shtëpive por dhe kalimtarët e rastit që u gjendën rrugëve të Shkupit gjatë protestës. 68 vjeçarja Mihane Luri pësoi në oborrin e shtëpisë saj. Alsat-M vizitoi këtë familje por e moshuara veç më ishte dërguar në spital. Familjarët e saj thonë se gruaja e moshuar pësoi lëndime në këmbë nga shpërthimi i një mjeti eksplodues i hedhur nga policia.
Alsat-M ishte edhe në spitalin kirurgjik ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup. Atje brenda ndodhen për kurim edhe policët por edhe protestuesit e lënduar. Ekrem Asani, xhaxha i një të riu të rrahur nga policia thotë se nipi i tij 22 vjeçar pasi është rrahur është dërguar në stacion policor prej nga është dërguar në spital.
‘Djalin e vëllait ma kanë dërguar në stacionin policor në Autokomandë, të rrahur e kanë dërguar atje, pastaj e sollën këtu në spital. Ne nuk e dimë se çfarë ai ka të thyer,ai është i goditur në kokë me shufër gome, paska pasur tubim nuk e di unë kam qenë në shtëpi, policia e kishin rrëzuar dhe e kishin rrahur!”, deklaroi Ekrem Asani, xhaxha i 22 vjeçarit të rrahur.
[portfolio_slideshow id=19159]