Teknologji
Kjo është teknologjia e fundit e patentuar nga Samsung [FOTO / VIDEO]
Samsung ka patentuar dizajnin e telefonit që paloset dhe rrotullohet.
Mesa duket Samsung nuk është mjaftuar me ekranin e lakuar të Galaxy Edge 6. Së fundmi Samsung ka patentuar dizajnin telefonit që paloset dhe rrotullohet, transmeton Express. Samsung tani po punon në telefonin i cili mund të paloset apo edhe rrotullohet.
Zyra e patentave në SHBA i ka aprovuar këto dy teknologji të Samsung i cili është duke kërkuar ndryshimin e madh të radhës në tregun e telefonave të mençur.
Këto teknologji do ti mundësojnë Samsung të krijoj pajisje me ekran shumë të mëdhenj.
Patenta e Samsung nuk e ka specifikuar se si do të jenë këto ekrane, por është thënë se mund të jenë OLED, LED apo “diçka e ngjashme”.
Në vazhdim i gjeni ilustrimet e kësaj teknologjie nga Samsung.