Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose, ka shënuar një gol me dorë në fillim të ndeshjes ndaj Napolit mbrëmjen e kaluar, gol të cilin nuk e kishte vërejtur gjyqtari se ishte realizuar me dorë nga gjermani, duke e pranuar atë, por ishte vet sulmuesi ai që i tregoi gjyqtarit të takimit, që më pas dhe e anuloi.
Ky veprim i Kloses të cilin mund ta shihni në videon më poshtë, është pritur jashtëzakonisht mirë nga bota sportive, duke e vlerësuar si akt që vlen të përshëndetet.
“Bravo Klose. Gjesti yt i fundit është i madh dhe shembull për të gjithë”, ka theksuar Blatter në një shkrim në Twitter.
Lojtarë tjerë të shumt të mëdhenj europian e kanë përshëndetur gjestin e Kloses, i cili ishte i madh marrë parasysh që do të kishte ndikuar në rrjedhën e takimit, që përfundoi me rezultat të pastër 3-0 për Napolin.
Vlen të përmendet se Miroslav Klose është i martuar me një shqiptare nga Kosova, ndërsa ka dy fëmijë me të.