Kolinda Grabar- Kitaroviq është Presidente e re e Kroacisë
Ajo do të bëhet gruaja e parë në krye të shtetit kroat pasi fitoi në një garë të ngushtë me Presidentin Ivo Josipoviq në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci që u mbajtën sot.
Grabar- Kitaroviq, një diplomate e lartë që i përket partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi 50.44 përqind të votave, rezultat i bazuar në 80 përqind të votave të numëruara zyrtarisht.
Rivali i saj nga e majta, Ivo Josipoviq, mori 49.56 përqind të votave.
Dy orë pas mbylljes së kutive të votimit, Josipoviq e pranoi humbjen.
“U krye, Zonja (Krabar- Kitaroviq) ka fituar”, citojnëmediat kroate të ketë thënë Josipoviq.