LajmeMaqedoniaPolitika

Komisioni Antikorrupsion pranoi dosjen kundër Bejtës

Kryetari i komunës së Gostivarit, Rufi Osmani i deponoi pranë Komisionit Antikorrupsionit tetë aktpaditë e ngritura kundër ish-kryetarit të komunës, Nevzat Bejta.

Aktakuzat penale të ngritura kundër ish kryetarit Bejta që janë dorëzuar javën e kaluar në Gjykatën Themelore të Gostivarit janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, që kanë të bëjnë me nxitje dhe lejim të ndërtimit të objekteve të egra, prishjen e objekteve me dëm të shkaktuar buxhetit komunal, avancim jolegal të taksave komunale, mosarkëtim të tatimit në pronë, lëshim kundërligjor të dokumenteve dhe keqpërdoirm të mjeteve financiare.

Siç bëhet e ditur, dëmi i përgjithshëm të cilën ish-kreu Nevzat Bejta ia ka shkaktuar komunës së Gostivarit, në total, kap shifrën prej 2.635.700 euro.

Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Ilmi Selami ka deklaruar se në mbledhjen e radhës të këtij komisioni do të shqyrtohen akuzat e ngritura nga ana e kreut aktual të komunës së Gostivarit.

Nga ana tjetër, ish-kryetari Bejta ka hedhur poshtë akuzat, duke shprehur gatishmëri për tu përballur me drejtësinë dhe akuzat e ngritura që sipas tij, janë të pabaza.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button