LajmeMaqedoniaPolitika

Komunave u janë hapur perspektivat për zhvillim

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, morri pjesë në hapjen e panairit BNJVL EKSPO 2011. Panairi mbahet me 25 dhe 26 nëntor, dhe është i gjashti më radhë që në kryeqytet dhe organizohet nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Në fjalimin e tij, Ministri Bejta tha se në këtë panair kryetarët e komunave kanë mundësi që t’i prezantojnë komunat, të arriturat dhe sukseset e tyre.

“Të gjithë sukseset e deritashme kryetarët e komunave i kanë arritur falë procesit të decentralizimit. Komunat në Republikën e Maqedonisë disponojnë me potencial të madh natyror, bukuri natyrore të cilat së bashku me vlerat kulturore mund të bëjnë lëvizje të rëndësishme në zhvillimin ekonomik lokal. Vlerësoj se komunat kanë shumëçka që mund tu ofrojnë qytetarëve, investitorëve të vendit dhe të atyre huaj. Panairi është mundësi e mirë që komunat t’i prezantojnë mundësitë dhe potencialin e vet”, tha ministri Bejta.

Ai tha se tani në komuna janë hapur perspektivat të shumta për zhvillimin e tyre në shumë lëmi.

“Këtë vit janë miratuar dy ligje të rëndësishme, Ligji për legalizimin e objekteve pa leje dhe Ligji për menaxhim me tokën ndërtimore. Tani komunave u janë hapur perspektiva për zhvillim lokal. Kryetarët e komunave kanë instrument direkt të ndikojnë në zhvillimin e komunës, në krijimin e vendeve të reja të punës, në përmirësimin e jetës në bashkësitë vendore përmes rritjes së standardit të popullatës. Zhvillimi dinamik i disa komunave, tregon se zhvillimi ekonomik lokal mund të jetë gjenerator i rëndësishëm i zhvillimit të shtetit”, tha ministri Bejta.

Ai premtoi se do të vazhdoje mbështetja e Qeverisë për komunat dhe se do t’i përkrah të gjitha iniciativat qëllimmira që shkojnë në interes të komunave.

“Decentralizimi është shtyllë kryesore e shoqërisë dhe demokracisë dhe mu për këtë Qeveria qendrore edhe më tej do të vazhdoj të jep përkrahje për zhvillimin e decentralizimit”, theksoi Bejta.

Panairi BNJVL – EKSPO, është rast i mirë promovimin e të decentralizimit në vend. Të gjitha komunat kanë stende ku do t’i prezantojnë aktivitetet e veta, rezultatet e arritura dhe projektet e ardhshme. Në mbi 60 stende të komunave do të ekspozohen broshura, publikime, ndërkaq kryetarët e komunave, këshilltarët dhe administrata komunale do t’i informoj investitorët, biznesmenët dhe qytetarët e interesuar për gjithçka që ata kanë nevojë për t’u informuar.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button