Konfirmohet se janë ndarë Blero dhe Afrona Dika
Ka tash e sa ditë që në mediat flitet për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Blero dhe modeles Afrona Dika.
Dyshimet lindën nga fakti se dyshja i kanë larguar të gjitha fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale.
Ndërkohë, burimet e emisionit “Prive” e kanë konfirmua lajmin duket e cilësuar si “të vërtetë” në një nga kronikat e tyre të përjavshme.
Të njëjtat burime kanë theksuar se arsyeja e ndarjes duket të ketë qenë distanca mes çiftit, pasi dyshja kanë shtetësi të ndryshme.
Blero mesa duket nuk e ka hedhur hapin që pritej e mendohej, atë të zhvendosjes në Zvicër – vend ky në të cilin Afrona është lindur dhe rritur.
Burimet pranë dyshes nuk e përjashtojnë mundësinë e një ribashkimi, por që duket diçka e vështirë tani për tani, pasi kriza mes tyre duket të jetë vërtet serioze.