VIP

Korabi së shpejti me “S’ka me dy lugë”

Korab Shaqiri gjatë një bisede  ka treguar se kënga e tij më e re titullohet “S’ka me dy lugë”, me muzikë dhe orkestrim nga vetë ai ndërsa me tekst të babait të tij, Ilir Shaqiri.

“Kënga ime më e re titullohet ‘S’ka me dy lugë’. Teksti i kësaj kënge ka të bëjë me një djalë i cili kupton se vajza më të cilën ai ka qenë tashmë dashuron dikë tjetër dhe ka një lidhje tjetër. Muzika dhe orkestrimi janë krijimtari e imja kurse, tekstin e ka bërë babai im, Ilir Shaqiri dhe mix-mastering e ka bërë Anton Nue”.

“Duke u nisur nga titulli ‘S’ka me dy lugë’, e pastaj edhe melodia e kësaj kënge është mjaft e këndshme, dhe besoj se edhe publiku do ta pëlqejë. Fryma e këngës është vazhdimësi e këngëve të mija”, ka thënë Korabi.

Ai ka zbuluar se edhe kësaj kënge do t’ i realizohet videoklipi, dhe me po të njëjtin produksion me të cilin ka punuar më parë, “IMEDIA”. Ndërkohë Korabi është duke punuar edhe në dy këngë të reja.
“Kam gati edhe dy kënge verore. Njërën mendoj ta nxjerr me datën 20 prill e tjetrën më 5 qershor dhe do të jenë të dyja hite verore. Kam një plan të mirë organizuar për këtë vit dhe besoj se do të kemi një verë të nxehtë sivjet. Edhe më mirë se ‘verën e kaluar’”, shton Korabi për Telegrafi.

Përveç muzikës, Korab Shaqiri në asnjë moment nuk i lë anash studimet dhe gjatë këtij viti mendon të magjistrojë në Akademin e Arteve në Tiranë dhe më pas të doktorojë diku në Evropë.

“Gjatë këtij viti mendoj të magjistroj në Akademinë e Arteve në Tiranë në degën e Kompozicionit. Pas magjistraturës mendoj të shkoj edhe më tutje diku në Evropë të doktoroj në muzikë. Besoj se me kohë do të informoheni edhe për arritjet e mija të mëtutjeshme”, ka përfunduar këngëtari duke falënderuar të gjithë ata që i ndihmuan dhe po i ndihmojnë në rrugën e tij të gjatë muzikore, e veçanërisht publikun.

Tags
Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close