Kronika e ZezeLajmeShqiperia
Korçë, grinden për pronën, daja plagos nipin
Konflikti për pronën ka shkaktuar sërish përplasje me armë zjarri. Ngjarja e radhës ka ndodhur në lagjen nr.6, të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Naim Frashëri”.
Nga hetimet paraprake, mësohet se Pëllumb Kamberi pas një debati me djalin e motrës, e ka plagosur atë me armë gjahu.
I lënduari, Andrea Pojani 30 vjeç, është dërguar menjëherë në spital dhe mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka shoqëruar dajën dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.