KosovaLajmePolitika

Kosova e ndihmoi Serbinë në marrjen kandidaturës

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, ka deklaruar se Kosova i ka ndihmuar Serbisë që të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

“Ajo që ka arritur Serbia është një hap i madh përpara jo vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet fqinjë. Serbia nuk ka qenë gjithmonë promotore e integrimit dhe anëtarësimit pasi siç e dini ajo shumë shpesh iu ka shkaktuar dëme të mëdha vendeve fqinje, sidomos Kosovës”, ka thënë Kaçin.

Në një intervistë dhënë për RTV21, Kacin ka thënë se “me fillimin e dialogut dhe me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog, sidomos me këtë të fundit që do t’i mundësojë Kosovës që të dalë nga bllokada dhe të mund të jetë pjesë e organizimeve të ndryshme ndërkombëtare, ky mund të themi se është ndryshim pozitiv”.

“Është një situatë e re kur Serbia nga suksesi i vet do të sjellë përfitime kolaterale për Bosnjën, Malin e Zi Kosovën dhe Maqedoninë”, është shprehur Kacin.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button