www.Zemra.Org

Kosova si mësim për Sirinë

Bill Clinton, duke reflektuar mbi vendimin e tij për të ndërhyrë në Kosovë, ka shkruar: “Djegia e fshatrave dhe vrasja e të pafajshmëve i takon së kaluarës. E dija se ishte çështje kohe kur vet Miloshevici do t’i takonte, po ashtu, të kaluarës”.

Në Siri ne sot shohim se si historia përsëritet. Ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare për të vepruar, po zgjatë mizoritë kundër civilëve sirian, shkruan për “Financial Times”, Radwan Ziadeh, analist i Institut amerikan të Paqes dhe anëtar i opozitës siriane.

Por, situata e Sirisë nuk është shumë e ndryshme nga ajo e Kosovës në fillim të vitit 1998, kur liderët perëndimorë bënin thirrje për përfundimin e dhunës, mirëpo goditja brutale e regjimit serb vazhdonte tutje. Numri i të vdekurve në mesin e shqiptarëve të Kosovës rritej, ndërsa me qindra-mijëra u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre.

Regjimi i Assadit ka adaptuar një politikë të ngjashme me atë të Slobodan Miloshevicit, duke shënjuar popullatën civile në vendet si Homsi dhe Hama. Në këtë moment kritik, kur është e qartë se Bashar al-Assadi nuk do të ndalë vrasjet dhe masakrat, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, në kërkimin për të shpëtuar popullsinë siriane, mund të nxjerrin mësime të vlefshme nga Kosova: se çfarë duhet bërë, dhe çfarë nuk duhet bërë.

Përkundër vetos ruse dhe kineze ndaj Rezolutës së Ligës Arabe në KS të OKB-së, ka ende shpresë se diçka mund të bëhet për Sirinë. SHBA ishte në gjendje të ndihmoj në krijimin e një Kosovë të pavarur jashtë Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pa humbur asnjë nga ushtar amerikan.

Bashkimi Evropian po debaton për një raund të ri të sanksioneve kundër z Assad dhe miqve të tij. Por, sanksionet, siç e di shumica, janë thikë me dy tehe. Derisa trupat, si BE, kanë punuar për sanksione kundër regjimit, për të kursyer civilët dhe infrastrukturën, regjimi Assad e ka ndërtuar një ekzistencë të izoluar, të ngjashme me atë të Koresë së Veriut. Prandaj, qeveria në Damask ka të ngjarë t’i tejkaloj sanksionet dhe këtë barrë. Gjëja e fundit për të cilën ka nevojë populli sirian – tashmë viktimë e terrorit dhe të shkatërrimit humanitar – është kampanja ndërkombëtare që dobëson më tej ekonominë dhe rindërtimin e bën më të vështirë.

Është e rëndësishme, megjithatë, që komuniteti ndërkombëtar të filloj të gjitha përpjekjet e mundshme për të bërë presion ndaj regjimit të Assadit dhe për të minuar mbështetjen për një status quo. Një strategji e harmonizuar e ndërhyrjes do të dukej si në vijim: Së pari, si në Kosovë, bashkësia ndërkombëtare – qoftë kjo e misionit të OKB-së dhe Ligës Arabe apo e “Miqve të Sirisë” – duhet të caktoj zona të sigurta që do të mbrohen nga ajri. Një fushatë ajrore do të zvogëlonte rrezikun për akterët e ndërhyrjes. Bashkësia ndërkombëtare, megjithatë, duhet të ndihmojë të përforcojë këto streha, përndryshe i rrezikojnë bombardimet e tyre nga një Assad i pacipë dhe i trimëruar. Mbrojtja ajrore nga një koalicion i tillë mund të përdoret gjithashtu për të mbrojtur korridoret humanitare.

Kritikët e ndërhyrjes shqetësohen se një fushatë e tillë mund të nxisë terrorizmin dhe tensionet sektare në të gjithë rajonin. Opozita siriane, megjithatë, ka pasur pothuajse një vit kohë për ta planifikuar një Siri post-Assade, dhe Këshilli Kombëtar Sirian e ka organizuar veten në një mënyrë të tillë sa për t’iu përgjigjur frikës për grindjet sektare. Së pari, udhëheqja e KKS-së përfshinë anëtarë të çdo grupi etnik dhe fetar në Siri. Ajo ka edhe nga një plan për drejtësi kalimtare. Sekularistët dhe islamikët janë të bashkuar, në emër të krijimit të ardhmes paqësore dhe demokratike për Sirinë.

Frika e tensioneve sektare përhapet në gjithë rajonin, sepse po gabohet në lidhje me ndërhyrjet. Është mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare që kërcënon ta shtyjë Sirinë në luftë të plotë civile, gjë që do të nxiste, ndër të tjera, ndarje në Irak, Liban dhe Jordani. Nëse Siria bie në luftë civile, ashtu do të bie edhe rajoni.

SHBA-të mund të jenë të lodhur nga lufta, por ajo ende mund të bashkohet me anën e drejtë të historisë, duke mbështetur një koalicion ndërkombëtar për të ndihmuar e shpëtuar popullin sirian. Deri tash, civilët sirianë kanë qenë viktima të politikës ndërkombëtare. Tash, vetëm një ndërhyrje ndërkombëtare mund të ndalë mizoritë.

Exit mobile version