LajmeMaqedoniaPolitika

Kosova të ketë të drejtën për t’iu bashkuar Shqipë

Në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor, Lëvizja “Vetëvendosje” të shtunën ka mbajtur zgjedhjet për kryetarin e degës së kësaj lëvizjeje për Fushë Kosovë, me ç’rast lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, nuk ka lënë pa përmendur arsyen dhe qëllimin e “Vetëvendosjes” që, ndër të tjera, është bashkimi me Shqipërinë që, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’u barazuar me kombet tjera.

Siç raporton RTV21, ai ka thënë se e drejta e vetëvendosjes së popullit është e lidhur me sovranitetin e shtetit, ndërsa “Kosova aktualisht është shpallur e pavarur, por as populli i Kosovës nuk e ka të drejtën për vetëvendosje e as shteti i pavarur i Kosovës nuk është sovran”.

“Ne duam që populli i Kosovës të vendosë për fatin e tij. Duam që Kosova të jetë sovrane, pra me ushtri e me të drejtë për t’iu bashkuar Shqipërisë, sepse vetëm kësi soji do të bëhemi të barabartë me kombet e me shtetet e tjera të zhvilluara demokratike e përparimtare në botë”, ka shtuar Kurti.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button