Lajme

Kosovarja që përvëloi burrin dënohet me 5,5 vite burg

Shtetasja e Kosovës që përvëloi bashkëshortin e saj me ujë të ngrohtë në banesën e tyre në Dyseldorf të Gjermanisë u dënua me 5,5 vite burg.

Përveç këtij dënimi me burg, kosovarja Lumnije D. është dënuar edhe me 20 mijë euro dëmshpërblim që duhet t`ia paguaj bashkëshortit të saj.

Avokati mbrojtës i Lumnijes nuk ka arritur që të zbut procesin dhe dënimin ndaj saj, pasi ka përshkruar se apo po vuante në këtë familje.

“Sikur ajo të ishte qenë në gjendje të rrezikut, atëher ajo do kishte kërkuar ndihmë nga policia apo do të kishte marrë arratinë për të ikur nga shtëpia  e bashkëshortit, por që ajo nuk ka bërë përpjekje për të kërkuar ndihmë”, ka theksuar prokurori gjerman.

Gruaja 37 vjeçare nga Kosova akuzohet se ka djegur me vaj të nxehtë burrin e saj 32 vjeçar, gjatë tentimit të saj për tu larguar nga shtëpia. Sipas rrëfimit të gruas para trupit të një gjykate, gruaja kishte tentuar të ikë nga shtëpia dhe atë ditë mëngjes ajo kishte ndërmarrë aktin e ikjes gjatë kohës kur po gatuante petulla me tigan në kuzhinën e banesës.

Sipas informatave të mbledhura nga gjykata, kosovarja ndiente veten të shtypur në mesin e familjarëve të tjerë, ndërsa bashkëshorti i sajë pa ndalur  kishte bërë përpjekje për të bërë fëmijë me të, edhe pse disa herë ajo kishte abortuar. Edhe kësaj radhe, ajo ishte shtatzënë.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button