Shendetesi

‘Krijuesi’ i vitheve më të bukura në botë: Fiton 20.000 dollarë në ditë, sepse e di sekretin e linjës perfekte

Trajneri personal Anthony Osorio, nga Kalifornia, ka pranuar që fiton më shumë se 20.000 dollarë në ditë, duke i mësuar femrat si të rrisin vithet e tyre

Publikon rregullisht foto motivuese në profilin e tij në Instagram, ku e ndjekin rreth 1,3 milionë fansa.

Anthony konsideron që për të arritur të keni trupin të cilin e dëshironi patjetër duhet të ndryshoni mënyrën e ushqimit dhe të jeni të keni konsistencë në trajnimet tuaja.

Ai garanton rezultate nëse i ndiqni pesë këshillat kyç të tij, transmeton Telegrafi.

1. Konsistenca

Mbajtja e treningut të rëndë dhe të lodhshëm gjithsesi nuk është e mjaftueshme për të pasur trupin të cilin dëshironi, patjetër duhet të keni ritmin tuaj të punës të cilin e respektoni.

– Konsistenca është thelbësore për arritjen e qëllimeve tuaja, thotë Osorio për “Jam Press”.

2. Proteinat

– Ju rekomandoj të pini dy gota shejk proteinash në ditë. Proteinat i janë të domosdoshme trupit tuaj për ndërtimin e muskujve. Zakonisht njerëzit nëpërmjet ushqimit nuk konsumojnë mjaftueshëm proteina gjatë gjithë ditës, kështu që shtesat, siç janë shejkët, me siguri do t’ju ndihmojnë – ka thënë ai.

Hip Thrust janë ushtrime për vithet që mund t’ju ndihmojë më së shumti. Uluni në dysheme me gjunjë të ngritur. Duart dhe kokën mbështetni në karrige apo në skajin e krevatit. Pastaj filloni t’i ngrini dhe t’i ulni vidhet. Anthony konsideron që nëse duhet të zgjidhni një ushtrim i cili është më efikas, ai do ta përcaktonte atë.

4. Ngritja e peshave

– Ngritja e peshave është diçka që shumicën e femrave e frikëson, mirëpo është ushtrim i domosdoshëm nëse dëshironi t’i arrini qëllimet tuaja në fitnes – thotë trajneri.

5. Fitnesi patjetër duhet të jetë qëllim juaji jetësor

– Bëjeni fitnesin pjesë të stilit tuaj të jetës, le të bëhet ai pjesë e përditshmërisë suaj – është këshilla e këtij trajneri të pasur.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button