LajmeMaqedoniaPolitika

Kryetari Ahmeti në Hasanbeg: Kam përmbysur një Jugosllavi, dimë edhe të rebelohemi

aliKarvani i BDI-së sonte ndaloi në lagjen Hasanbeg të Shkupit ku edhe prezantoi platformën me moton “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Evropë”.

Lideri i Partisë dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë nr. 6, z. Ali Ahmeti, para simpatizuesve dhe anëtarëve të partisë tha se BDI kur duhet guxim dhe rebelizëm është gjithmonë në vendin e duhur për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve. z.Ahmeti gjithashtu tha se BDI herë pas here luan edhe rolin e opozitës pasi ajo që tani veten e quan opozitë merret me shpifje dhe përralla ditore.

‘Ne përherë kemi apeluar se neve shqiptarëve në Maqedoni nuk na duhen më shumë se dy parti, tre, katër ose pesë. Pasi kështu shpërndahen votat, përçahen votat. Ne kemi nevojë për një frontë shumë më të fortë, dy parti le të jenë, njëra që kryen rolin e pozitës dhe tjetra një opozitë e mençur por jo opozitë që merret me përalla dhe shpifje ditore. Ju sigurisht që keni parë se kur duhet guximi dhe rebelizmi ne jemi aty. Ligji për BRANITELLAT, pse nuk kaloi? Sepse ne bëjmë edhe rolin e pozitës por edhe të opozitës. Unë jam i kalitur si opozitar dhe kam përmbysur një Jugosllavi dhe këtë le ta dijnë mirë të gjithë. Por unë dua që në këtë vend të shkrihen akujt mes komuniteteve dhe mos të shihemi si armiq, ne nuk e kemi ndërmend të lëshojmë vatrat tona, shekujt që kemi lënë pas kemi paguar çmim të lartë, kur shqiptarët për një pushkë dënoheshin me nga 20 vjet burg, por sot kohërat kanë ndryshuar, ne jemi në tokën tonë’ tha Ahmeti.

Para banorëve të Hasanbegut, z.Ahmeti gjithashtu tha se mospjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale me 13 prill është në fakt përkrahje e idesë kombëtare të kandidatit konsensual që parashtroi BDI.

‘Jo presidentit të njëanshëm, kohrat kanë ndryshuar, zgjidhet president dhe harron se ka shqiptarë këtu në këtë vend. Me 27 prill ju do të votoni BDI-në por jo edhe kandidatët për president. Dikush thotë jo Stevo, jo Ivanovi, ata nuk janë zgjidhja jonë, pasi 90 % e shqiptarëve me 13 prill përqafuan idenë tonë. Ne do të punojmë për referendumin që bënë shqiptarët me 13 prill të vitit 2014, se a do ta realizojmë tani apo pas 5 viteve, nuk është problematike, me rëndësi është se kjo ide nuk ka kthim pas dhe ajo do të realizohet,’ theksoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, tha më pas se ai dhe ekipi i tij janë të bindur se asgjë e keqe nuk mund t’i ndodh Maqedonisë nëse një institucion i caktuar drejtohet nga një  shqiptarë. Ai sqaroi se, ideja nuk ka qëllim të frikësojë maqedonasit, por kërkon që të forcojë lidhjen mes dy komuniteteve më të mëdha.

‘BDI nuk është një strukturë partiake por është një lëvizje misionare, shqiptare dhe këtë e ka dëshmuar me vullnetin e tij për 12 vite rradhazi shqiptarët në Maqedoni. Kjo lëvizje i ka ngjallë një Orteku që e pabesueshme ka qenë se kush i del para ortekut pëson më keq se nga tërmeti. Ne përherë i kemi ftuar shqiptarët të jenë bashkë, për 12 vite motoja jonë ka qenë bashkë të jemi pasi kështu jemi shumë të fortë, më të rëndësishëm, shtyjmë procese të mëdha përpara, arrijmë synimet, qëllimet, realizojmë idealet e të parëve tanë, të rilindjes tanë kombëtare dhe koha po dëshmon që thirrjet tona populli i ka përqafuar edhe pse kanë mbetur akoma punë për tu bërë. Nga këtu, nga kjo shkollë unë u bëjë ftesë të gjithë atyre që kanë hezitim, le të radhiten në rreshtin e të gjitha vulave të përparimit të çështjes shqiptare në Maqedoni. Ju jeni vula që zyrtaizuat këtë flamur shqiptarë, ju vendosët themelet e arsimit shqiptarë. Vula juajë është përfaqësimi në çdo vend dhe institucin, është vula e sakrificës dhe e gjakut të shqiptarëve. Nuk do të zhgënjeheni pasi drejtoheni nga një brez shqiptarësh, kuadro të dëshmuar. Po të përparojë komi ecin përpara të gjithë. Ne këtë popullë nuk e drejtojmë për pushtet, por u themi se ky shtet është edhe i joni dhe nuk ka çka ju mbetet hatri të tjerëve’, potencoi kryetari Ali Ahmeti.

z.Ahmeti nënvizoi se të gjitha të arriturat në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë mbajnë vulën e BDI-së dhe se partia do të vazhdojë të këmbëngulë që Maqedonia sa më shpejtë të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-së dhe në BE, pasi për Maqedoninë nuk ka alternativë tjetër më të mirë.

‘Ne duam që vendi ynë të jetë i nderuar nga të gjitha vendet përreth, luftrat në Ballkan përpunduan, ne luftra të reja nuk duam, ne duam që të dominojë paqe dhe stabiliteti. Ne duam ardhërinë e të gjithve, ne duam që vendi ynë të jetë pjesë e NATO-së e dëshmuar si kontribuerse e veçant përlirinë e popujve të shtypur dhe të diskriminuar. Ne angazhohemi që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së pasi në Bruksel hiqen kufijtë mes shqiptarëve. Ne këto synime i kemi pasi janë qëllime të mirra që avancojnë shqiptarët dhe të gjithë të tjerët. Ne nuk punojmë të frikësojmë të tjerët, por ne nuk e japim hisen tonë pasi Qerpiku sna dridhet. Ti dalësh zotëpronës së atit, tokës që të ka lënë gjyshi e stërgjyshi amanet, nuk është turp por krenari, dhe ne këtë e bëjmë. Sigurisht se kemi edhe shumë punë për të bërë, por një e di me siguri, E KEMI ME ZEMËR or vëlla. Apelojë që shqiptarët ti bashkohen kësaj lëvizjeje pasi ky mandat është prej një rëndësie të veçant. Ne na duhet vendi ynë të jetë anëtarë i NATO-së dhe BE-së, sigurisht se kjo gjë do të bëhet,’ ritheksoi  Ahmeti.

Në vijim, bartësi i Listës në Njësinë Zgjedhore nr. 2, z. Rexhail Ismaili para banorëve të lagjes së Hasanbegut tha se shqiptarët vetë vendosin se kush do ti përfaqësojë në Qeveri dhe për shqiptarët nuk vlejnë marrëveshjet e aritura nëpër kafene! Z.Ismaili gjithashtu tha se BDI promovon jo vetëm ide por edhe projekte të reja në të mirë të shqiptarëve.

‘BDI nuk ka konkurencë. BDI që nga themelimi gjatë veprimit të saj politik ka dëshmuar se ka vizion të qartëse si duhet lëvizur në këto rrugë. BDI në këto troje solli vlera të reja. Asnjëherë nuk do të lejojmë që të nëpërkëmbet vizioni ynë shqiptarë. NE kemi nderin tju kërkojmë votën pasi ne asnjëherë nuk keqëpërdorëm atë. Sot jemi para jush me moton, Ne jemi Gati, pasi jemi gati për ti dështuar zgjedhjet presidenciale dhe për ti fituar ato parlamentrare. NE jemi gati për të marrë mbi supe sfidat e radhës politike, por ne asnjëherë nuk do të jemi gati për aleanca të dëmshme për shqiptarët.Politikat tona për përparim ekonomik janë në rrugë të drejtë. Janë realizuar shumë projekte. Këto që po i them para jush nuk janë vetëm fjalë por janë vepra që mund të shihen dhe të preken nga gjithë ju. Ju ftojë që me 27 prill të votoni BDI-në dhe mos të keni asnjë dilemë se kush mund tju përfaqësojë juve me dinjitet. Votoni numrin 4 pasi me këtë votoni të ardhmen e fëmijëve tuaj’ theksoi z.Rexhail Ismaili bartës liste në njësin zgjedhore nr 2.

Ndërkohë kandidatja për deputete në njësin zgjedhore nr 2, znj. Shkodrane Dardhishta para baorëve të lagjes HasanBeg të Shkupit tha se BDI kërkon bashkim mes shqiptarëve pavarësisht përcaktimit politik kur bëhet fjalë për ide fisnike në të mirë të tyre.

‘Ne gjatë takimeve me ju po mbushemi me energji e cila do të shpërthej pas 27 prillit në parlamentin e Maqedonisë. Të nderuar banorë të Hasanbegut ju i dhatë dëshmorë kombit dhe unë jam sot këtu para jush që tu premtojë se gjaku i tyre nuk shkoi kotë. E ardhmja e kombit nuk ndërtohet nga tradhtarët e kombit dhe spiunët. Mbaj mend kur në këto rrugë kalonin makineritë ushtarake, kishin menduar se ne do të përulemi, por krismat tona ata i kthyen në ‘pula të trrembura.’ Aleatë i yni është kombi shqiptarë. Dua tu jap një porosi atyre që kanë qëllime ogurzeza, se dora jonë do ti gjejë edhe po të futen në vrimat e minjëve. Nuk do të ketë forcë në këtë botë që do të ndal kolonat tona të radhitura pas komandant Ali Ahmetit. Bashkë me ju ne jemi të pamposhtur dhe unë jam krenare dhe e lumtur kur jeni me ne pasi ju jeni parlamenti më i madh’, u shpreh znj. Shkodrane Dardhishta kandidate për deputete në njësinë zgjedhore nr 2.

Në vijim znj.Shkodrane Dardhishta u bëri thirrje shqiptarëve që me 27 prill të përkrahin BDI-në dhe listën e saj për deputet me qëllim që projektet e filluara nga ky ekip të përfundojnë me sukses dhe me këtë BDI si subjekt politik të marr fuqi edhe më të madhe gjatë qeverisjes së ardhshme.

Nesër BDI platformës e saj do ta shpalosë para banorëve të Manastirit dhe të Resnjës./bdi.mk

Show More

Related Articles

Back to top button